Qytetarja denoncon gjendjen në rrugën drejt derdhjes së Bunës: Hiqni barakat, kjo zonë meriton të kthehet në një perlë turistike

Publikuar me datë:

Qytetarja Vilma Jahja ka ngritur shqetësimin për gjendjen e zonës në rrugën drejt derdhjes së Bunës, duke kërkuar heqjen e barakave dhe ndërhyrje minimale për ta bërë zonën më të aksesueshme për vizitorët.

Përmes një reagimi publik, ajo shprehet se kjo pjesë e bregdetit duhet të ruajë natyralitetin e saj dhe të shfrytëzohet më mirë për turizëm, duke propozuar krijimin e shtigjeve për ecje dhe, në të ardhmen, edhe një rrugë natyrore për biçikleta.

“Ecjen prej Plazhit të Adës deri te derdhja e Bunës do ta fusja edhe në guidat turistike. Asht një mrekulli që s’e shfrytëzojmë sa duhet”, shkruan Jahja.

Ajo kërkon që të hiqen barakat përgjatë kësaj rruge, të pastrohen pemët e rrëzuara në det dhe t’u krijohen vizitorëve më shumë mundësi për të shijuar natyrën pa u detyruar të kalojnë nëpër pengesa.

Sipas saj, turizmi kërkon zgjedhje dhe ndërhyrje të menduara mirë, pa dëmtuar peizazhin natyror, ndërsa nënvizon se zona e derdhjes së Bunës ka potencial të kthehet në një nga shëtitjet më të bukura turistike në Shqipëri.

Burimi: Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjike/ Përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë, dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet...

Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën...

SHBA tërhiqet nga tarifa për Hormuzin, Trump: Marrëveshje tregtare dhe investimesh në Gjirin Persik

Presidenti Amerikan  Donald Trump, është tërhequr nga propozimi për...

Elbasan/ Pensionistët: “Pensioni nuk na del as për ilaçe, e as për bukë”

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me...