Tabaku nis vizitën në Itali: Integrimi kërkon përgjegjësi dhe jo propagandë

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD dhe anëtarët e komisionit te Drejtave të Njeriut , kanë nisur sot një vizitë dyditore në Itali, ku pritet të zhvillojë takime me senatorë dhe deputetë të Senatit dhe Parlamentit italian, si dhe me figura të rëndësishme politike nga Forza Italia dhe Fratelli d’Italia.

Përmes një videoje të publikuar përpara nisjes së takimeve në Romë, Tabaku bëri të qartë se fokusi i kësaj vizite do të jetë procesi i integrimit europian dhe roli i Italisë si partner kyç për Shqipërinë.

Ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit, duke theksuar se kjo mbështetje shoqërohet edhe me më shumë përgjegjësi dhe nevojë për bashkëpunim më të thelluar.

Në mesazhin e saj, Tabaku renditi disa nga çështjet kryesore që do të ngrejë në takimet zyrtare, duke përfshirë të drejtat e njeriut, liritë themelore, rolin e opozitës në parlament dhe luftën kundër korrupsionit, të cilën e cilësoi si rrugën e vetme për një integrim të qëndrueshëm në Bashkimin Europian.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se në axhendë janë edhe takime bilaterale me partnerë politikë, veçanërisht me përfaqësues të Forza Italia, në funksion të forcimit të bashkëpunimit politik ndërmjet forcave të djathta.

Sipas Tabakut, Italia mbetet një partner strategjik për Shqipërinë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe për lidhjet e forta njerëzore përmes diasporës shqiptare, të cilën e cilësoi si një nga shembujt më të mirë të vlerave që përfaqësojnë shqiptarët në Europë.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, Tabaku theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të përkthehet në rezultate konkrete: “bashkëpunimi me Italinë ka nevojë për plane konkrete, nuk ka nevojë për propagandë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...