Pasi ka dorëzuar kallëzimin penal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kundër oficerëve të Policisë së Shtetit, Aulon Kalaja ka deklaruar se është paraqitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Atje është hartuar ekspertiza mjeko-ligjore, e cila pasqyron dëmtimet që i janë shkaktuar gjatë protestës së 17 prillit.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka proceduar Kalasën për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e cila parashikon dënim nga 1 deri në 5 vjet burg. Sipas policisë, ai ka rrahur oficerët e policisë gjatë protestës.
Kalaja ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar se pamjet e protestës flasin vetë dhe tregojnë qartë se ai ka qenë viktimë e dhunës policore, jo autor i saj.

