Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të ndodhur në lagjen “Grumbullimi” të Fushë-Krujës.
Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Riza Miri, i cili dyshohet se plagosi një 22-vjeçar pas një konflikti banal.
Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe thikën që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
22-vjeçari i plagosur u transportua në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

