Ermira Teliti në qendër të akuzave për grantet e Bashkisë Shkodër, denoncohen emra pranë mazhorancës lokale

Publikuar me datë:

Kryetari i Forumit të Partisë Demokratike në Shkodër, Fatjon Mani ka ngritur akuza të reja lidhur me skemën e granteve për bizneset inovative të Bashkisë Shkodër, duke treguar se mes përfituesve ka persona të afërt me drejtues dhe mbështetës të mazhorancës. Bashkia Shkodër ka shpallur së fundmi rezultatet përfundimtare të kësaj skeme financimi, e cila financohet me fonde publike.

Një tjetër emër i denoncuar nga qytetarët dhe aplikantët e skualifikuar është Antonelo Vuka, për të cilin pretendohet se ka lidhje familjare dhe shoqërore me persona pranë administratës vendore.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe emra të tjerë, si:

Elira Bala, e identifikuar si bashkëshortja e drejtorit të Bujqësisë në Bashkinë Shkodër;

Klindi Luli, djali i kryetarit të Këshillit Bashkiak Shkodër;

Nailir Piri, i cilësuar prej tij si mbështetës i kryebashkiakut Benet Beci.

Përfaqësuesi i PD-së pretendon se prej më shumë se tre vitesh ka denoncuar raste të ngjashme, duke akuzuar drejtuesit e Bashkisë për favorizime në tendera dhe financime publike.

Ai i ka bërë thirrje Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të verifikojë procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e fituesve dhe të hetojë pretendimet e ngritura.

Deri në këtë moment, Bashkia Shkodër nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...