Ja si SHBA sulmon me dron nëndetësen iraniane

Forcat amerikane kanë publikuar një video që, sipas tyre, demonstron përdorimin e parë të dronëve detarë kamikazë në operacione luftarake, gjatë sulmeve ndaj një nëndetëseje iraniane dhe objekteve të mirëmbajtjes së anijeve.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se tre mjete sipërfaqësore pa pilot të tipit Corsair goditën gjatë natës portin e Bazës Detare Bandar Abbas në Iran.

“Tre anije sipërfaqësore pa pilot të tipit Corsair goditën portin e Bazës Detare Bandar Abbas, duke shënuar herën e parë që forcat amerikane kanë përdorur dronë detarë në operacione luftarake”, u shpreh CENTCOM.

Sipas ushtrisë amerikane, këto sulme kishin si objektiv dobësimin e kapaciteteve të Iranit për të realizuar sulme ndaj anijeve tregtare.

“Sulmet e natës së kaluar dobësuan aftësinë e Iranit për të vazhduar sulmet ndaj anijeve tregtare”, theksohet në deklaratën e CENTCOM.

Përdorimi i mjeteve detare pa pilot paraqet një zhvillim të ri në strategjitë amerikane, duke zgjeruar përdorimin e teknologjisë autonome në fushën e betejës detarë. Këto sulme ndodhin në një periudhë me tensione të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, veçanërisht në lidhje me sigurinë e transportit detar në rajonin e Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe