Ekzekutohet vëllai i bosit famëkeq të drogës në Ekuador

Publikuar me datë:

David Macias, vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, u qëllua për vdekje nga disa persona të armatosur të maskuar si oficerë policie, të dielën.

35-vjeçari ishte një udhëheqës rajonal i “Los Choneros”, bandës së fuqishme që më parë drejtohej nga vëllai i tij, Adolfo.

Adolfo Macias, i njohur edhe me nofkën “Fito”, u arrestua vitin e kaluar dhe u ekstradua në SHBA, ku pret gjyqin.

Organizata “Los Choneros” është përcaktuar nga SHBA-të si një Organizatë Terroriste e Huaj dhe akuzohet si një nga grupet kriminale përgjegjëse për shpërthimet e vrasjeve në Ekuador.

Sipas zyrtarëve ekuadorianë, David Macias u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës, sipas kohës lokale.

Dëshmitarët raportuan se disa burra të veshur si oficerë policie hynë me forcë në shtëpinë që Macias kishte marrë me qira në një lagje luksoze të qytetit Olon, në bregdetin e Paqësorit.

Raportohet se, personat e armatosur ikën pas sulmit dhe deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim në lidhje me rastin.

Nuk është e pazakontë që udhëheqësit e bandave të bëhen shënjestër ose nga anëtarë të organizatave kriminale rivale ose edhe nga anëtarë të grupit të tyre, si pjesë e luftërave të brendshme për pushtet. Në vitin 2018, Macias u deklarua fajtor për akuzat për konspiracion kriminal.

Gjatë burgimit të tij, thuhet se ai rekrutoi të disa të burgosur për bandën “Los Choneros” dhe arriti ta vinte burgun në të cilin mbahej nën kontrollin absolut të bandës së tij .

Vrasja e tij është goditja e fundit e madhe për “Los Choneros”, pas arrestimeve të dy vëllezërve të tij, Adolfo vitin e kaluar dhe Javier muajin e kaluar në Kolumbi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...