Dhunuan të miturën/ Lihet në burg 20-vjeçarja, arrest shtëpie dhe shtrim në psikiatri për dy të tjerat

Publikuar me datë:

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën “arrest me burg” për 20-vjeçaren Lionela Lamaj e dyshuar si e përfshirë në ngjarje.

Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër gjykata vendosi “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.

Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen e hetuar.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

Nga Boldnews.alParaditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës...

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili...

Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish -Emiri i Katarit , Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani , ka...