Një 33-vjeçar ka humbur jetën në lumin Mat, në afërsi të urës së Vashës në Klos, pas një aksidenti gjatë një aktiviteti me litar. Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupit nga uji.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur i riu Erkun Lika. ishte duke kryer ngjitje me litar në zonën e Urës së Vashës dhe dyshohet se është rrëzuar duke përfunduar në lumin Mat.
Sipas të dhënave paraprake, 33-vjeçari mund të ketë rënë në një gropë thithëse në pjesën e lumit, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimi, së bashku me palombarët e repartit RENEA, të cilët po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.
Deri tani, kërkimet nuk kanë sjellë rezultat dhe trupi i pajetë i 33-vjeçarit ende nuk është gjetur.
Autoritetet vijojnë operacionin në zonën pranë urës së Vashës.

