Nga i dyshuar për vrasje te viktimë e atentatit, pse Aleksandër Koçeku ishte jashtë gjatë hetimeve për Pavlin Prekën?

Publikuar me datë:

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet brenda automjetit të tij në aksin rrugor Prekal–Kir, ndërsa autorët vijojnë të jenë ende të paidentifikuar.

Vrasja e Koçekut ka ngritur dyshime për një hakmarrje të mundshme, pasi emri i tij lidhet me një tjetër ngjarje të rëndë kriminale në Shkodër, atë të vrasjes së Pavlin Prekës.

Sipas dosjes hetimore për vrasjen e Prekës, Aleksandër Koçeku dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e viktimës, në bashkëpunim me Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisajn.

Prokuroria ka ngritur dyshime se motivi i asaj ngjarjeje lidhej me një konflikt familjar, pasi Pavlin Preka dyshohej se kërkonte të merrte për bashkëshorte vajzën e Vasel Koçekut pa pëlqimin e saj.

Dyshohet se përshkallëzimi i konfliktit dhe përplasjet e krijuara mes palëve mund të kenë sjellë edhe ngjarjen e sotme, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku.

Megjithatë, grupi hetimor ende nuk ka dalë me një pistë zyrtare për motivin e atentatit dhe po verifikon të gjitha dyshimet.

Zgjatja e hetimeve për vrasjen e Pavlin Prekës ka rikthyer pikëpyetjet mbi masat e sigurisë ndaj personave të dyshuar në këtë ngjarje. Pavarësisht se Prokuroria thotë se nga provat e mbledhura deri tani dyshohet se Vasel Koçeku, Aleksandër Koçeku dhe Klaudio Lisaj kanë planifikuar dhe realizuar vrasjen, mbetet për t’u sqaruar nga organet e drejtësisë se përse personat nën hetim ndodhen të lirë.

Fakti që hetimet vijojnë prej muajsh dhe se Prokuroria kërkon kohë shtesë për administrimin e provave, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe kryerjen e ekspertizave, ka ngritur pikëpyetje mbi ecurinë e çështjes dhe përgjegjësinë e institucioneve për menaxhimin e saj.

Nga Bold News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...