Apple ka ngritur akuza ndaj OpenAI, duke pretenduar se kjo e fundit ka siguruar akses në informacion konfidencial përmes punësimit të ish-punonjësve të saj.
Në një padi federale të depozituar të premten, Apple kërkoi përgjegjësi nga kompania e inteligjencës artificiale, dy punonjës të saj, si dhe io Products, duke akuzuar se ata kishin marrë pjesë në “një strategji vjedhjeje” të të dhënave të brendshme që lidhen me zhvillimin e produkteve dhe aktivitetet përkatëse të Apple.
Dy ish-punonjës të Apple, të cilët u larguan për t’u bashkuar me OpenAI, dyshohen se ishin të involvuar në dërgimin e emaileve me informacion të brendshëm të Apple.
Një zëdhënës i OpenAI i shprehu BBC-së: “Ne nuk jemi të interesuar për sekretet tregtare të kompanive të tjera”. Kompania ka nisur një hetim mbi akuzat e Apple, ndërsa zëdhënësi i Apple theksoi se padia bazohet në prova të forta.

