Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

Publikuar me datë:

Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i cili pritet të mbahet pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, ka qënë kryefjala e mediave ditët e fundit. Kjo për faktin se Edi Rama ka hequr 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencës për financimin e këtij koncerti.

Ndërkohë, një foto që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, ka ndezur edhe më shumë debatet.

Gazetarja Flora Xhemani Baba, ka ndarë në fb një foto ku shihet se në faqen zyrtare të reperit amerikan, njoftohet koncerti që pritet të mbahet sot, por vendodhja e kryeqytetit tonë është vendosur në Turqi.

Ky detaj ka nxitur reagime të ashpra në rrjet, pasi Rama jep 4.2 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë, për një person që as nuk e di ku bie Shqipëria.

“Edi Rama po i jep 4.2 milion euro nga taksat tona por Kanye West nuk e di se ku bie Shqipëria! Në faqen e tij zyrtare nuk shënohet Albania por Tirana, Turqi! E morët vesh o njerëz? Ky boti as nuk e di se kush po ia jep lekët! Le t’ia tregojmë ne sot në shesh, se aty i kemi mediat e huaja!”,- shkruan gazetarja krahas fotos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

Të dhënat e dala nga procesi i pikëzimit shtojnë...

3 persona të shpallur në kërkim, arrestohen në pikat kufitare të Sarandës

Policia Kufitare ndalon tre individë të kërkuar në SarandëShërbimet...