Vetëm dy sportele nga pala greke, radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës

Publikuar me datë:

Këtë të shtunë, në doganën e Qafë Botës është vënë re një fluks i madh automjetesh, kryesisht mjete të vogla me drejtim drejt Greqisë.

Ky fluks i shtuar ka bërë që prej disa orësh radha e automjeteve të jetë me një shtrirje rreth 2 kilometër, ku radha ka arritur deri në afërsi të kryqëzimit me rrugën hyrëse për në qytetin e Konispolit.

Sipas BW, radha është krijuar për shkak të vonesave nga pala greke, ku punohet me dy sportele, ndërkohë që nga pala shqiptare punohet me 4 sportele.

Sipas informacionit nga Stacioni Policor i Qafë Botës bëhet me dije se deri tani janë regjistruar rreth 1700 persona, vendas dhe të huaj me drejtim drejt Greqisë.

Sipas statistikave deri në orën 13:30 nga SPK Qafë Botë kanë dalë 800 shtetas shqiptarë dhe 848 shtetas të huaj 1648 persona, gjithashtu kanë dalë gjithsej 565 mjete, të specifikuara janë 276 mjete shqiptare dhe 290 mjete të huaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga ara në treg, fëmijët e Fishtës prezantojnë prodhimet vendase

Një nismë frymëzuese ka lindur në Fishtë, ku fëmijët...

Kukës/ Kultivonin kanabis në fshatin Gështenjë, në kërkim 63-vjeçari dhe djali i tij

Një operacion antikanabis është realizuar nga Policia e Kukësit...

Korçë/ Vdes i moshuari, i ra zjarr në banesë

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një banesë...

Rrëzohet në zonën malore të Lezhës, 71-vjeçari dërgohet për mjekim në Spitalin e Traumës

Një 71-vjeçar është shpëtuar këtë të shtunë nga shërbimet...