Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

Publikuar me datë:

Steffi Lemke, ish-ministrja e Mjedisit në Gjermani dhe deputetja aktuale në Bundestag  ka shprehur mbështetjen e saj për protestat që po zhvillohen në Shqipëri për dorëheqjen e Ramës.

Steffi Lemke shkroi se protestat kundër projekteve të diskutueshme të ndërtimit në Shqipëri vijojnë dhe se kjo është një gjë pozitive.

Deputetja gjermane deklaroi se dëshiron të shprehë sërish solidaritetin e saj me aktivistët shqiptarë të mjedisit dhe natyrës, të cilët sipas saj po dalin në rrugë për të mbrojtur natyrën unike dhe vendin e tyre.

“Në Shqipëri protestat kundër projekteve të diskutueshme të ndërtimit vazhdojnë ende. Kjo është një gjë e mirë! Dua të shpreh edhe një herë solidaritetin tim me të gjithë mbrojtësit shqiptarë të mjedisit dhe natyrës, të cilët dalin në rrugë për të mbrojtur natyrën e tyre unike dhe atdheun e tyre.”, shkruan deputetja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vetëm dy sportele nga pala greke, radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës

Këtë të shtunë, në doganën e Qafë Botës është...

IGJEUM ngre alarmin: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka ngritur alarmi për rrezikun...