Gazeta holandeze: Vendimi i Ramës alarmon komunitetin hebraik, ‘po legjitimohet një figurë antisemitike’

Publikuar me datë:

Kryeministri shqiptar Edi Rama po përballet me kritika të ashpra pasi qeveria e tij ka ndarë 4 milionë euro nga fondet publike për një koncert të reperit kontrovers amerikan Kanye "Ye" West.

DE TELEGRAAF

Koncerti do të zhvillohet këtë fundjavë pranë kryeqytetit, Tiranës. Sipas kundërshtarëve, është e papranueshme që paratë e taksapaguesve të përdoren për një artist që gjatë viteve të fundit ka shkaktuar vazhdimisht polemika me deklarata antisemitike dhe lavdërime për Adolf Hitlerin.

Shqipëria është një nga të paktat vende evropiane ku Ëest mund të performojë ende këtë verë. Disa vende dhe organizatorë të tjerë i kanë anuluar më parë koncertet e tij për shkak të deklaratave të tij kontroverse. Sipas qeverisë shqiptare, mbështetja financiare është e nevojshme për të bërë të mundur zhvillimin e një eventi për të cilin tashmë ishin shitur mijëra bileta.

Nxitje për ekonominë dhe turizmin

Rama e mbron këtë investim duke thënë se koncerti do t’i japë një shtysë të rëndësishme turizmit dhe ekonomisë. Sipas kryeministrit, priten dhjetëra mijëra vizitorë të huaj dhe miliona euro të ardhura shtesë për hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera lokale.

Megjithatë, vendimi ka shkaktuar një valë protestash. Në rrjetet sociale po vërshojnë komentet kritike, ndërsa edhe Komuniteti Hebraik Shqiptar ka dënuar ardhjen e artistit. Sipas organizatës, nuk bëhet fjalë për "thjesht një koncert", por për legjitimimin e një figure që në mënyrë të përsëritur ka përhapur qëndrime antisemitike.

Kjo polemikë vjen në një moment të vështirë për Ramën, i cili prej javësh ndodhet nën presion për shkak të protestave kundër politikave të tij dhe akuzave se po u jep përparësi të tepruar investitorëve të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

4 mln euro për koncertin, Berisha: Krim! Rama nuk pyet për Kushtetutë e shtet ligjor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar...

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina...

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetorin e...