Alarm në ajër në Greqi, thyhet dritarja e avionit pas defektit në motor

Publikuar me datë:

Një situatë e tensionuar u shënua në një fluturim të Ryanair, i cili operohej nga Malta Air, në udhëtimin nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani.

Mediat e rajonit raportojnë se një problem në motor detyroi pilotët të bënin një ulje emergjente.

Pasagjerët treguan se, disa minuta pas ngritjes, një zhurmë e madhe u dëgjua, dhe një copë nga motori goditi një nga dritaret e avionit, duke e thyer atë.

Një pasagjer 61-vjeçar, i cili ndodhej ulur pranë dritares, u rrezikua të hidhej jashtë nga presioni i ajrit, por u mbajt nga pasagjerët e tjerë. Ai pësoi lëndime në qafë dhe djegie të lehta, ndërsa më pas ra në gjendje shoku.

Maskat e oksigjenit u aktivizuan automatikisht, dhe pilotët morën vendimin për t’u kthyer në aeroportin e Selanikut, ku avioni u ul me sukses. Katër pasagjerë u dërguan në spital për kontrolle të mëtejshme.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e problemit në motor, ndërkohë që Ryanair ofroi një avion tjetër për të transportuar pasagjerët drejt destinacioneve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama: Synimi i review me 1 yll ishte goditja e turizmit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur veprimet e Policisë së...

Djali i Trump humb 600 mln dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Investitorët që kanë investuar në një projekt kriptovalutash të...

Australi/ Sfera misterioze metalike në plazh, dyshohet se janë mbetje nga hapësira

Gjashtë objekte metalike misterioze, të mëdha, janë zbuluar në...

Nga 10 korriku fillon periudha me fat për 3 shenja të horoskopit

Siç sugjerojnë interpretimet astrologjike, data 10 korrik 2026 pritet...