Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u qëllua për vdekje më 9 korrik në Shkodër. Sipas burimeve nga grupi hetimor, pista kryesore ku është përqendruar hetimi lidhet me xhelozinë mes bashkëshortëve.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia kanë dokumentuar momentet që i paraprinë ngjarjes. Sipas hetimeve, pak para krimit, Shtjefën Ziçi i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre.

Pas konfliktit, 62-vjeçari dyshohet se është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të bashkëshortes, ndërsa një plumb ka rezultuar fatal për 55-vjeçaren.

Ngjarja ndodhi në pragun e banesës së tyre, ndërsa bashkëshortja tentoi të largohej për t’u shpëtuar plumbave, por humbi jetën në vend.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentet e para pas arrestimit, autori i dyshuar u ka thënë efektivëve se nuk ishte penduar për atë që kishte bërë. Megjithatë, kjo nuk konsiderohet dëshmi zyrtare, pasi nuk është dhënë gjatë marrjes në pyetje sipas procedurave ligjore.

Edhe pse Shtjefën Ziçi nuk ka dhënë ende një deklarim zyrtar për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, pala mbrojtëse pretendon se ngjarja është aksidentale.

Krimi ndodhi rreth orës 13:30 të datës 9 korrik, në unazën lindore të Shkodrës. Çifti administronte një dyqan ushqimor pranë banesës dhe, sipas hetimeve paraprake, debati nisi aty përpara se autori i dyshuar të merrte armën dhe të qëllonte ndaj bashkëshortes.

Shtjefën dhe Bardhe Ziçi ishin prindër të dy fëmijëve, një djali që jeton në Kanada dhe një vajze që shërben si oficere.

Sipas banorëve të zonës, ata njiheshin si njerëz të qetë dhe askush nuk kishte dijeni për konflikte të mëparshme mes tyre. Pas ngjarjes, policia arrestoi në vend Shtjefën Ziçin, i cili nuk u largua dhe nuk bëri rezistencë.

Gjithashtu u sekuestrua arma e krimit, një armë gjahu me leje, si dhe kamerat e sigurisë në zonë, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje që tronditi Shkodrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Librazhd/ Aksident i pazakontë, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi...

Kush fshihet pas investimit privat 1.5 milion euro pranë Bahçallëkut? Akuza të forta ndaj Benet Becit

Media lokale, Shkodra News 24 ka publikuar një material ku ngrihen dyshime mbi një investim të pretenduar prej 1.5 milionë eurosh për ndërtimin e një kampingu pranë urës së Bahçallëkut. Sipas lajmit, investimi lidhet me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndërsa hidhen akuza se për realizimin e tij mund të jenë përdorur burime shtetërore. […]