Numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestën ndaj kryeministrit Edi Rama është i konsiderueshëm. Në këtë protestë, pensionistët kanë shprehur shqetësimin e tyre për nivelin e lartë të korrupsionit, pensionet e ulëta dhe keqqeverisjen që po e prekin vendin.
Revolta është përshkallëzuar edhe më tej pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për ndarjen e 4 milion eurove për koncertin e Kanye West, teksa qytetarët shprehin shqetësim se spitalet nuk kanë kushte të mjaftueshme.
“Ne na bi gazepi për bukë. Ky a ka lajthitur apo jo. Çfarë është ky injorant. Ne vuajmë për një copë bukë…Populli është në mjerim”, është shprehur një pensionist.

