Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

Publikuar me datë:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me qëllim lirimin e tij të menjëhershëm dhe shqyrtimin përfundimtar të çështjes, pa nevojën për rigjykim në gjykatat më të ulëta.

Sot është hedhur shorti për përcaktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë këtë kërkesë, dhe çështja i është besuar gjyqtarit Ilir Panda.

Në argumentet e saj, mbrojtja thekson se natyra e çështjes është kryesisht juridike dhe kushtetuese. Sipas saj, Gjykata e Lartë ka kompetencën të marrë një vendim përfundimtar pa qenë e nevojshme administrimi i provave të reja ose rivlerësimi i fakteve ekzistuese.

Avokatët kërkojnë që gjykata të shqyrtojë nëse masa e arrestit është ende e nevojshme dhe proporcionale, si dhe nëse janë vërtet të pranishme rreziqet procedurale të theksuara nga prokuroria. Po ashtu, ata diskutojnë nëse janë marrë parasysh me seriozitet masat e tjera alternative të sigurisë.

Kërkesa përfshin gjithashtu kundërshtimin e mbajtjes së Veliajt në një kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore. Mbrojtja argumenton se kjo praktikë shkel dinjitetin e tij dhe bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kërkuar që ai të mos mbahet në këto kushte gjatë procedurave gjyqësore.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me mandatin e kryebashkiakut. Sipas mbrojtjes, arrestimi po e pengon Veliajn në ushtrimin e funksionit për të cilin është zgjedhur deri në qershor të vitit 2027, duke cenuar të drejtat e tij dhe duke minuar vullnetin e qytetarëve që e kanë votuar.

Avokatët paralajmërojnë se një rikthim i çështjes për rigjykim do të shkaktonte zvarritje të mëtejshme të procesit, me pasojë që një pjesë e konsiderueshme e mandatit të përfundojë para se të merret një vendim përfundimtar. Prandaj, ata i kërkojnë Gjykatës së Lartë që të ndryshojë masën e sigurisë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...