Plagosja në Shëngjin, policia ndan detajet e para

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Lezhës, ku një i ri është plagosur me thikë. I lënduari identifikohet si Renato Leka, rreth 30 vjeç.

Sipas njoftimit nga policia, 30-vjeçari aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa jeta e tij nuk është në rrezik.

“Rreth orës 16:20, kemi marrë njoftimin se në Spitalin Rajonal Lezhë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Një grup i posaçëm hetimor është formuar për të hetuar rrethanat e këtij incidenti dhe për të identifikuar e kapur autorin ose autorët e ngjarjes,” njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...