“Sulme kibernetike ndaj bizneseve”/ Hita: Po verifikohen 10 mijë llogari sociale

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se strukturat e Policisë po hetojnë një aktivitet të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike, që sipas tij synon të dëmtojë reputacionin online të bizneseve turistike në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat, Hita bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit janë evidentuar publikime masive të komenteve dhe vlerësimeve negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera të turizmit në platforma ndërkombëtare.

Sipas kreut të Policisë, nga verifikimet paraprake rezultojnë indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar. Ai tha se deri në këtë fazë janë identifikuar mbi 10 mijë llogari me modele aktiviteti të dyshimtë, të cilat po verifikohen nga strukturat e specializuara.

Hita theksoi se një pjesë e këtyre profileve dyshohet se janë krijuar rishtazi për këtë qëllim, ndërsa të tjera janë llogari reale, për të cilat kanë nisur veprimet hetimore. Sipas tij, janë konstatuar raste kur e njëjta llogari ka publikuar komente negative për biznese në qytete të ndryshme të vendit brenda një intervali shumë të shkurtër kohor.

“Këto elemente po analizohen për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar që synon krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin e reputacionit të bizneseve shqiptare,” deklaroi Hita.

Ai paralajmëroi se, nëse dyshimet konfirmohen, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale që lidhen me krimet kompjuterike dhe dëmtimin e interesave ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi deklaratën skandaloze të ministres serbe...

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja të rënda në Shkodër

Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale. Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes. Gjatë ndërhyrjes […]

Vlorë/ 54-vjeçari humb jetën në paraburgim, dyshohet se pësoi infarkt

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një...