U paraqit në spital me thikën ende në qafë, identifikohen i plagosuri dhe autori i ngjarjes në Korçë

Publikuar me datë:

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një person u plagos me thikë pas një konflikti mes dy individëve.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Gëzim Ramka, rreth 54 vjeç, ndërsa i plagosuri është Rigels Janaqi, rreth 42 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me plagosjen me thikë të Janaqit.

Raportohet se i plagosuri është paraqitur në spital me thikën ende në qafë, ndërsa mjekët po punojnë për heqjen e saj dhe dhënien e ndihmës mjekësore.

Mësohet se i dëmtuari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar nga forcat e rendit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kanada/ Mbi 800 zjarre aktive. Alarm për cilësinë e ajrit edhe në SHBA

Mbi 800 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në...

4 të plagosur, aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor...

Dervishi: Protesta ka “ngelur për vjeshtë” sistemin dhe klasën politike

Gazetari Lutfi Dervishi mendon që protesta qytetare, e cila...

Me tre autobusë në qarkullim, transporti urban në Shkodër përballet me sfidën e vapës

Transporti urban mbetet një nga alternativat më të përdorura...