Plagosje me thikë në Korçë, një person mbetet i lënduar rëndë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës, ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka marrë plagë në zonën e qafës dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e konfliktit që çoi në plagosjen me thikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Orikum/ Përplasen dy makina, pasoja në…

Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve u shënua...

Ja kush është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi

Publikohet fotografia e Gentian Çipit, shqiptarit që u arratis...