Zjarr në Elbasan, ‘përpihet’ nga flakët banesa

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është raportuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit.

Një banesë private është përfshirë nga flakët në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, në rrethana ende të paqarta.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në apartamentet përreth.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe