Një incident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një burrë 39-vjeçar u arrestua nga policia nën dyshimin se mbante me forcë në apartamentin e tij vëllanë dhe një shok të tij, duke i kanosur.
Siç njoftoi Policia, shërbimet e saj reaguan menjëherë pas marrjes së informacionit në lidhje me situatën.
Kur oficerët arritën në vendin e ngjarjes, 39-vjeçari dyshohet se ka hedhur sende të ndryshme nga dritarja dhe refuzoi t’i nënshtrohet kërkesave të policisë për të lëshuar banesën.
Pasi forcat e rendit ndërhynë, ai u arrestua.

