Emri/ Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic

Publikuar me datë:

Tre persona, mes tyre një punonjës policie, janë arrestuar në Fushë-Krujë pasi akuzohen për organizim rë lojërave të fatit dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, me zonë mbulimi qytetin e Fushë-Krujës. Ai dyshohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit sekuestruan edhe 119 fishekë model 9 mm.

Po ashtu u arrestuan edhe Sabah Stafuka dhe Fatmir Stafuka, banues në Arrameras të Fushë-Krujës, të dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve në ambientet që ishin nën hetim, AMP sekuestroi katër pajisje elektronike të dyshuara se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit, dy serverë kompjuterikë, një pajisje DVR, si dhe lëndë të dyshuar narkotike të ndarë në 11 qese plastike, me peshë totale 6.63 gramë. Gjithashtu u sekuestruan tre telefona celularë.

Sipas AMP-së, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të kundërligjshëm, si dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar...

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin...