Sherr në një lokal në Bajram Curr, një i plagosur me armë. Arratiset autori 26-vjeçar

Publikuar me datë:

Policia e Bajram Curri ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar, të identifikuar me inicialet A. I., pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një lokal të qytetit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, i riu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, S. M. dhe S. D., 18 vjeç dhe plagosi njërin prej tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.”- njofton policia.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...