Një raport i publikuar nga “Progressive International” në lidhje me atë që po quhet si “revolucioni Flamingo” dhe akuzat për një perandori të paligjshme të prona në Shqipëri, ka shkaktuar një përgjigje të fortë nga ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Varoufakis e ka cilësuar dokumentin e publikuar si një dëshmi të frikshme të grabitjes që po i bëhet Shqipërisë nga oligarkët ndërkombëtarë, duke ftuar që ky raport të merret në konsideratë nga të gjithë.
“Ky është një raport shkatërrues dhe investigativ nga Progressive International mbi shkaqet dhe natyrën e rebelimit ‘Flamingo’ në Shqipëri. Një lexim i domosdoshëm për këdo dhe për ata që janë kundër plaçkitjes së Popullit dhe Natyrës nga oligarkia ndërkombëtare,” ka shkruar ai.
Përgjigjja e Varoufakis erdhi menjëherë pas publikimit të postimit të plotë nga David Adler, koordinator i “Progressive International”, i cili ka zbuluar detaje tronditëse rreth asaj që është quajtur Edi Rama Files. Adler akuzon hapur kryeministrin shqiptar se udhëheq një sistem kleptokratik të korrupsionit.
“Sot, Progressive International publikon ‘Dosjet Edi Rama’ (Edi Rama Files), një raport shpërthyes që vendos kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në krye të një perandorie të paligjshme të pasurive të paluajtshme, që shtrihet nga bregdeti deri në kryeqytet,” ka deklaruar Adler.

