SPAK arreston kokën e grupit kriminal, trafikoi 2,4 tonë drogë në Europë dhe Amerikën Latine

Publikuar me datë:

Agjencia e Posaçme e Hetimit (SPAK) ka ndaluar një individ të dyshuar si udhëheqës i një grupi të strukturuar kriminal që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës, me fokus në rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Turqisë, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Amerikës së Jugut. Po ashtu, janë zbardhur tre episode të rëndësishme të trafikut të lëndëve narkotike.

Personi i arrestuar është Emiljan Burba, për të cilin Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”. Hetimet ndaj tij kishin nisur që në vitin 2024 përkrisht për akuzat e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga një organizatë kriminale ose grup të strukturuar kriminal”.

Siç shkruan SPAK, Emiljan Burba njihet si një nga liderët e grupit kriminal, veçanërisht për përfshirjen e tij në trafikun e 236 kilogramëve marijuanë drejt Turqisë.

Gjatë hetimeve janë identifikuar gjithashtu 14 individë të tjerë, për të cilët janë vendosur masa sigurie, pasi dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal dhe kanë kontribuar në organizimin e trafikut të drogës.

“Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas hetimeve, grupi organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Gjermaninë, si dhe trafikimin nga Shqipëria në Turqi, përveç transportit të kokainës nga shtetet e Amerikës së Jugut në vendet e Bashkimit Evropian.

Disa prova të mbledhura janë siguruar përmes analizës së komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC.

SPAK gjithashtu njofton se deri tani janë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku janë sekuestruar mbi 2.4 ton lëndë narkotike në total. Këto episode përfshijnë:

3 nëntor 2020 – Autoritetet malazeze kanë sekuestruar 1,722 kilogramë marijuanë që ishte transportuar nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë.

26 janar 2021 – Autoritetet turke kanë sekuestruar 236 kilogramë marijuanë, të dërguar nga Shqipëria drejt Turqisë.

23 nëntor 2020 – Autoritetet holandeze kanë sekuestruar 475 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen, e cila kishte mbërritur nga Ekuadori.

SPAK thekson se hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe dokumentuar përfshirjen e individëve të tjerë që dyshohet se kanë qenë të angazhuar në këtë aktivitet kriminal ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Messit gabon te penalltia ndaj Egjiptit

Ndeshja mes Argjentinës dhe Egjiptit po zhvillohej me ritëm...

Qafë Plloçë/ Shpërthen në flakë “Benzi”, dyshimet e para

Një automjet i markës Mercedez Benz C Class ka...