Rritet çmimi i naftës! Armëpushimi i brishtë mes SHBA-ve dhe Iranit rikthen pasigurinë në tregje

Publikuar me datë:

Çmimi i naftës është rritur sërish, teksa armëpushimi dyjavor mes SHBA dhe Iranit po bëhet gjithnjë e më i brishtë dhe pasiguritë në treg mbeten të larta.

Një fuçi nafte e papërpunuar Brent po tregtohet rreth 97 dollarë, rreth 2.5% më shumë krahasuar me nivelet e mëparshme. Rritja vjen pas luhatjeve të forta gjatë orëve të fundit.

Në orët e para të mëngjesit, çmimi kishte rënë në 92 dollarë, niveli më i ulët në katër javë. Pas lajmeve për armëpushimin, nafta zbriti në rreth 94 dollarë, por kjo tendencë nuk zgjati.

Gjatë afro gjashtë javëve të konfliktit, çmimet kishin arritur kulme që i afroheshin 120 dollarëve për fuçi, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme në tregjet globale.

Situata mbetet e paqëndrueshme dhe sinjalet tregojnë se luhatjet e çmimit të naftës pritet të vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

‘Ule muzikën’/ 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e lokalit në Itali

Një episod i rëndë dhune, i regjistruar në tetor...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendosi ditën e sotme (9 prill)...

Habit Soni Malaj: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

Këngëtarja Soni Malaj, aktualisht pjesë e spektaklit “Ferma VIP...