Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë hetim të pavarur për pretendimet e dhunës ndaj protestuesve

Publikuar me datë:

Një grup organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar publikisht lidhur me ngjarjet e protestës së 2 korrikut 2026 para Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur shqetësim për pretendimet e përdorimit të forcës në mënyrë joproporcionale nga punonjës të Policisë së Shtetit dhe për trajtimin e protestuesve të arrestuar.

Në deklaratën e tyre, organizatat theksojnë se dënojnë çdo akt dhune, përfshirë dëmtimet e raportuara ndaj Komisariatit Nr. 3 në Tiranë më 4 korrik, por nënvizojnë se veprimet e individëve të veçantë nuk mund të përdoren për të kriminalizuar një protestë paqësore apo për të justifikuar keqtrajtimin e personave të ndaluar.

Sipas deklaratës, disa protestues të arrestuar gjatë protestës janë liruar nga gjykata më 5 korrik, ndërsa për një pjesë të tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Organizatat bëjnë të ditur se kanë marrë pretendime nga protestues dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë për përdorim force gjatë arrestimit dhe transportimit në komisariat, si dhe për pengesa në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore të pavarura dhe aksesin te avokatët.

Në veçanti, përmenden dëshmitë e dy protestuesve, të cilët pretendojnë se janë shtrirë në tokë, janë goditur me grushte, shkelma dhe shkopinj gome edhe pasi ishin neutralizuar dhe prangosur. Gjithashtu, njëri prej tyre pretendon se është dhunuar edhe brenda automjetit të policisë gjatë transportimit drejt komisariatit.

Shoqëria civile kërkon që çdo pretendim për keqtrajtim të hetohet menjëherë, në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe efektive, ndërsa i bën thirrje institucioneve shtetërore të shmangin çdo deklaratë që mund të paragjykojë rezultatet e hetimit.

Deklarata është firmosur nga disa organizata të shoqërisë civile, mes tyre edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

OKB ngre alarmin: 28.8 milionë persona në Kongo vuajnë nga pasiguria ushqimore

Mbi 28 milionë persona në Republikën Demokratike të Kongos...

Nga rrëmbimi për tenderat e AKSHI-t te kërcënimet me vdekje, Gerond Meçe rrëfen shantazhin: “Do të vrasim ty dhe familjarët e tu”!

Në emisionin “Në Shënjeshtër” u trajtua rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, administrator i kompanisë “Advanced Business Solutions ABS”, i cili pretendon se u mor peng më 12 gusht 2025 nga persona të maskuar si efektivë të Policisë dhe të BKH-së. Sipas dëshmisë së tij, ai u dërgua drejt zonës së Krrabës, u kërcënua dhe u […]