Analisti Arben Meçe ka pohuar se protestat qytetare, që kanë kaluar në akte dhune, janë të drejtuara nga grupe me “tipologji marksiste” dhe po mbështeten financiarisht nga një “dirigjent” që ndodhet jashtë vendit. Ai vlerëson se Policia e Shtetit ka zbatuar me sukses skemat europiane për të neutralizuar agresorët.
Meçe thekson se tani që Kryeministri Edi Rama nuk përballet më me rrezikun e protestave politike, Sali Berisha po përpiqet të shfaqet si një agresor për të fituar influencë në këto lëvizje, megjithatë misioni i financuesit të tij të fshehtë për të rrëzuar qeverinë duket se ka dështuar.
“Policia ka arritur që të neutralizojë agresorin. Dukshëm dallohen brenda grupit, të cilat kanë tipologji marksiste. Shprehja e tyre revolucion nuk është gjë tjetër, veçse një grup që prodhon akte të dhunshme. Policia shqiptare përdori skemën e vendeve europiane për neutralizimin e agresorëve. Prej kohësh kam thënë që kjo është protestë që ka tipologji nga më të ndryshmet.
Strukturat duke humbur terrenin po bëjnë agresore ndaj njëra-tjetrës. Berisha kërkon që të hyjë sa më shumë në protestë. Berisha po kthehet në agresor. Rama nuk ka më rrezik nga protesta politike, por Berisha dhe partitë e vogla. Në protestë është derdhur lek i madh, nga ‘dirigjenti’ për të rrëzuar qeverinë. ‘Derigjenti’ e ka kuptuar që nuk e realizon dot misionin e tij. ‘Dirigjenti’ nuk është në Shqipëri,” tha Meçe.

