Protestuesi: “Të gjitha rrugët e Ballukut janë shembur. Si hidhen miliona euro pa kryer studime gjeologjike?!”

Publikuar me datë:

Për të 37-tën herë radhazi, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” të Tiranës për të vazhduar protestat kundër qeverisë.

Një nga protestuesit shprehu akuzat e tij të ashpra ndaj sistemit politik, duke kritikuar dështimin e shëndetësisë publike dhe korrupsionin që preku infrastrukturën.

Ai theksoi, i mërzitur nga gjithë klasa politike që ka drejtuar vendin që nga fundi i komunizmit, se shqiptarët po vuajnë nga tre dimensionet thelbësore: liria, mirëqenia dhe siguria.

Protestuesi gjithashtu mori në shënjestër ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për problematikat e shumta që kanë shoqëruar ndërtimin e akseve rrugore të reja. Ai refuzoi të pranonte argumentet e kryeministrit Edi Rama, i cili shpesh i quan këto probleme si “probleme natyrore”.

“Kur shkojmë në ministrinë që drejtonte Balluku, shohim se të gjitha rrugët e saj kanë shembur. Kryeministri thotë se këto janë probleme gjeologjike. Për të marrë leje ndërtimi, nevojiten më shumë se 20 dokumente, dhe një prej tyre është studimi gjeologjik që duhet të jetë i nënshkruar. Si është e mundur që shpenzohen miliona euro për rrugë dhe nuk realizohet studimi gjeologjik për rrugët që shemben?” pyeti me ironi protestuesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sudan/ 15 të vdekur nga shembja e minierës së arit

Një ngjarje tragjike ndodhi të hënën në veriun e...

Senatorja paraguajane sulmon në mënyrë raciste Mbappén

Një skandal i madh ka shpërthyer pas ndeshjes mes...

Aktivisti rrëfen dhunën policore: “Jam gangster i gangsterëve, të mbyll gojën me ngjitëse”

Aktivisti Arbër Lleshi, ka rrëfyer dhunën policore pas protestët...

Barazim në pjesën e parë, Portugalinë e ndal vetëm shtylla

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë...