Nadir Çaushollin procedohet pas sherrit në ish-Bllok, ja për çfarë akuzohet

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka bërë të ditur detaje lidhur me një incident të ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zonën e ish-Bllokut, në të cilin u përfshi biznesmeni Nadir Çausholli.

Siç tregohet në njoftimin zyrtar, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë iniciuar procedim penal ndaj Nadir Çaushollit, 48 vjeç, për akuzat e “Kanosjes” dhe “Vetëgjyqësisë.”

Ngjarja e konfliktit ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku, sipas hetimeve, gjatë përpjekjes për të montuar një pajisje karikimi për automjete elektrike në trotuar, Çausholli ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, dhe gjithashtu ka goditur me shkelm një karrige drejt tij.

Nga ana tjetër, policia njofton se Çausholli gjithashtu ka bërë kallëzim, duke thënë se është kanosur me fjalë nga M. L.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Vetëgjyqësia’.

Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftim nga policia.

Pamje të publikuara nga Boldnews ilustrojnë momentet e tensionit, ku biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i “CFO Pharma”, shihet duke u përballur me pronarin e një lokali në zonën e ish-Bllokut.

Në videot e incizuara, Çausholli fillimisht duket se përpiqet të qetësojë situatën duke ngritur duar, por më pas tenton të godasë personin tjetër me shkelm, ndërsa disa të pranishëm ndërhyjnë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Nadir Çausholli është pronar i një prej depove më të njohura farmaceutike në Shqipëri. Megjithatë, ai po kalon një periudhë të vështirë në biznes. Para disa muajsh, Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar masa sigurimi për disa nga vartësit e tij në “CFO Pharma”, të akuzuar për krijimin e një skeme mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve, duke i shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm të lartë prej rreth 700 mijë euro.

Po ashtu, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH) ka zbuluar se dëmi në këtë skemë mashtruese është edhe më i madh, duke tejkaluar vlerën prej 2.3 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dhunimi i 17-vjeçares/ Reagon Policia e Fierit: Proceduam tre adoleshentet!

Policia e Fierit ka reaguar pas publikimit në rrjetet...

Dosja “Veliaj”/ Ajola Xoxa kërkoi pezullim të gjykimit, GJKKO e rrëzon. Shtyhet seanca

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

E rëndë në Greqi, abuzohet sek*ualisht 15-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në...