Shqipëria në zgjedhje të parakohshme? Alimehmeti: Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë

Publikuar me datë:

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha në A2CNN se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje pas 36 ditëve protestë para Kryeministrisë.

“Vazhdoj mendoj që nëse duan ta provojnë se ku jemi me këtë lloj mesazhi, çfarë prodhoi, kjo s’bëhet dot ndryshe përveçse me një palë zgjedhje. Nuk analizojmë dot sloganet, slogane ka pasur edhe PD në protestat e veta, apo çdo parti tjetër”, tha Alimehmeti.

Ai theksoi se kërkesa që i bashkon të gjitha forcat dhe rrymat në protestë është dorëheqja e kryeministrit Rama.

“Kërkesa që i bashkon të gjithë rrymat në protestë është dorëheqja e Edi Ramës. Kam parë një pankartë që ishte më domethënësja: “Bashkë deri sa dorëheqja të na ndajë”. Edi Rama duhet të largohet, në këtë emërues të përbashkët janë të gjitha forcat aty, dhe është rezistencë e madhe. Janë më afër objektivit se sa nga dita që e nisën”, u shpreh Alimehmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...