Zjarr pranë plazhit të Tales në Lezhë, era favorizon përhapjen e flakëve

Publikuar me datë:

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë me kallamishte në plazhin e Tale, duke shkaktuar përhapje të shpejtë të flakëve përgjatë një hapësire të gjerë bregdetare.

Vatra e zjarrit është shfaqur rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa e favorizuar nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi përgjatë gjithë brezit të mbuluar me kallamishte, në një gjerësi që varion nga 500 metra deri në 1 kilometër.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit.

Megjithatë, ndërhyrja në disa zona paraqitet e vështirë për shkak të terrenit kënetor që ndodhet mes plazhit dhe zonës me kallamishte.

Pranë vatrës ndodhen edhe disa struktura lokale shërbimi në zonën e plazhit, të cilat po monitorohen nga autoritetet. Shërbimet zjarrfikëse janë stacionuar në afërsi të tyre për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës apo rrezikut për përhapje të mëtejshme të flakëve.

Autoritetet po vijojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e dëmeve në zonën turistike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri përhap panik në Fier, banorët: Si këto flakë s’kishim parë ndonjëherë

Situata në Drizë të Fierit vijon të mbetet problematike,...

Der Spiegel jehonë revoltës qytetare kundër Ramës: Demonstratat në Shqipëri po përhapen!

Media prestigjioze gjermane i ka dedikuar një artikull protestës...

E kryer/ Ylber Ramadani largohet nga Lecce, mesfushori kuqezi do të luajë sezonin e ardhshëm në Turqi

Ylber Ramadani është shumë pranë mbylljes së aventurës së...