Associated Press: Protesta përsërit simbolikën e 20 Shkurtit, rrëzohet busti i Ramës. Tortë prej betoni për 62-vjetor

Publikuar me datë:

Nga Associated Press

Një demonstratë masive u zhvillua për natën e 35-të radhazi në kryeqytetin e Shqipërisë, të shtunën, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zëvendësimin e përkohshëm të qeverisë së tij, reformë kushtetuese dhe fundin e korrupsionit.

Pamjet e publikuara nga mediat tregonin mijëra njerëz duke marshuar përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës drejt Sheshit Skënderbej. Nuk ka pasur një verifikim të pavarur për numrin e protestuesve.

Demonstratat e përnatshme nisën për shkak të një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz bregdetar në një zonë të mbrojtur natyrore, i lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, por më pas u shndërruan në protesta më të gjera kundër qeverisë dhe korrupsionit. Protestuesit brohorisnin: “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen!”

Marshimi ishte i mbushur me simbolikë. Një bust i madh i Edi Ramës u vendos dhe më pas u rrëzua me ndihmën e një litari, një gjest që kujton rrëzimin e statujës së diktatorit komunist Enver Hoxha në shkurt të vitit 1991, një ngjarje që përkujtohet çdo vit më 20 shkurt.

Meqenëse protesta e së shtunës përkoi me 62-vjetorin e lindjes së Ramës, disa protestues mbanin edhe “torta ditëlindjeje” të bëra prej betoni, si një aludim për projektet e shumta të ndërtimit. Gjithashtu, protestuesit kënduan në mënyrë ironike edhe këngën “Gëzuar ditëlindjen” për Ramën.

Disa protestues mbanin tullumbace në formën e flamingove rozë, një referencë ndaj zogjve që, sipas protestuesve, rrezikohen nga projekti për ndërtimin e resortit. Demonstratat prej kohësh janë quajtur “Revolucioni i Flamingove Rozë”.

as rreth dy orësh protestë, një grup i madh protestuesish marshoi drejt një komisariati policie, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së së enjtes pranë Parlamentit.

Gjatë protestës, disa persona thyen xhamat e komisariatit, ndërsa policia përdori një automjet ujëhedhës për të shpërndarë turmën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...