Me kalimin e ditëve, afrimi i sfidave të turit të parë të UEFA Conference League midis Vllaznisë dhe Malishevës po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm. Së fundmi, UEFA ka shpallur emrat e arbitrave që do të menaxhojnë këto përballje, që do të zhvillohen si në Shkodër, ashtu edhe në Podujevë.
Në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshja do të drejtohet nga një grup gjyqtarësh nga Gjeorgjia. Krye-arbitër do të jetë Giorgi Avazashvili, i ndihmuar nga asistentët Levan Varamishvili dhe Giorgi Gogokhia, ndërsa Koba Revazashvili do të përmbushë rolin e arbitrit të katërt.
Ndërsa për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Kosovë, një katërshe arbitrash nga Uells do të jetë përgjegjëse, me Tom Owen si kryesor. Asistentët do të jenë Lewiss Edwards dhe Martin Roberts, ndërkohë që Alex Mcinch do të jetë arbitri i katërt.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

