Gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

Publikuar me datë:

Gruaja e Altin Hilës, i cili u ndalua gjatë protestës të enjtes para Kuvendit, shprehu shqetësimin se bashkëshorti i saj është arrestuar padrejtësisht për shkak se protestonte për shëndetin e fëmijës së tyre.

Ajo njoftoi se është detyruar të braktisë punën për t’u kujdesur për fëmijët, pas arrestimit të Altinit nga policia.

“Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë. Kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë por tani e kam lënë punën për fëmijët,” tha ajo.

Gruaja gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë shqiptarët që kontribuan përmes fushatës GoFundMe, e cila ka mbledhur mbi 150 mijë euro për djalin e saj të sëmurë, i cili ka statusin e invaliditetit.

“I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijën tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë por shqiptarët janë gjendur edhe për mua si nënë. I falënderoj të gjithë pa masë. Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë,” theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makinat elektrike po përhapen gjithnjë e më shumë në botë

Tregu global i makinave elektrike po rritet shumë më...

Bushati paralajmëron Ramën: “Të mohosh zemërimin popullor ka kosto të lartë”

Protestat në Tiranë, së bashku me thirrjet për dorëheqjen...

Tusk për Rusinë: Polonia po përgatitet me skenarë të ndryshme

Kryeministri polak ka theksuar se vendi është në proces...