Kryeadministratori i Tuzit sulmon presionet politike: “Nuk vendosin disa njerëz për të ardhmen e Malësisë

Publikuar me datë:

Kryeadministratori i Komunës së Tuzit, Robert Camaj, ka reaguar publikisht në lidhje me debatet e fundit për kufijtë administrativë dhe ruajtjen e strukturës etnike të Malësisë, duke deklaruar se askush nuk ka mandat të vendosë për identitetin dhe përbërjen e saj.

Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Camaj ka sqaruar pozicionin e tij si kryeadministrator, duke theksuar se emërimi i tij është bërë nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, të cilit i atribuon besimin për detyrën që ushtron.

Ai shprehet kritik ndaj presioneve që, sipas tij, po ushtrohen mbi drejtuesit lokalë për çështje që lidhen me ruajtjen e përbërjes etnike të Malësisë, duke argumentuar se komisionet dhe arbitrazhet për kufijtë duhet të merren me përcaktimin e territorit dhe jo me inxhinieri demografike.

Camaj thekson se Malësia ka dy pasuri kryesore: popullsinë dhe territorin, ndërsa shton se vendimet për të ardhmen e saj duhet të merren nga vetë banorët e Malësisë dhe jo nga individë apo grupe të caktuara politike.

“Nuk është mandati i dy, tre apo pesë personave të përcaktojnë fatin e Malësisë. Politikanët janë mandatuar për të ndërtuar rrugë, infrastrukturë dhe për të zgjidhur çështje administrative, jo për të vendosur se si duhet të duket përbërja e Malësisë”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Camaj bën thirrje për transparencë, maturi dhe respektim të kufijve historikë të Malësisë, duke theksuar se çdo përpjekje për ndryshimin e tyre duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe në konsultim me komunitetin lokal. Ai nënvizon se mbrojtja e territorit dhe identitetit të Malësisë duhet të bëhet pa tensione dhe përplasje, por me vetëdije dhe pjesëmarrje qytetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake”

Kazem Gharibabadi, Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, njoftoi se...

Gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

Gruaja e Altin Hilës, i cili u ndalua gjatë...

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur mbylljen e...

Diaspora zbarkon në Sheshin Skënderbej

Organizimi i protestës së 35-të ndaj kryeministrit Edi Rama...