Kongresmeni amerikan kërkon hetim nga Kongresi i SHBA për lidhjet e qeverisë shqiptare me trafikun e drogës

Publikuar me datë:

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka iniciuar një projektligj që kërkon një hetim nga agjencitë e inteligjencës amerikane në lidhje me lidhjet dhe ndihmën që qeveria Rama ka ofruar për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Me anë të një amendamenti të depozituar dy javë më parë në Kongresin Amerikan (lexoje këtu), Wilson kërkon që agjencitë ligjzbatuese të nisin veprime. Propozimi i tij ka kaluar tashmë në komisionet e rregulloreve dhe të ligjeve në SHBA, dhe tani pret miratimin në seancën plenare të Kongresit.

“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit, në bashkëpunim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do të paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës, i cili do të shqyrtojë:
– shkallën e narkotrafikut në Shqipëri
– rolin e qeverisë shqiptare në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, – thuhet në amendament.

Joe Wilson, anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe i Komisionit të Sigurisë dhe Armatimeve në Kongresin Amerikan, është gjithashtu bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-SHBA, së bashku me Robert Aderholt, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Për më tepër, Wilson është pjesë e kupolës së Mëngjesit të Lutjeve në SHBA dhe është një nga mbështetësit më të zjarrtë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Nga Hashtag.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...