Skandal/ Vangjel Tavo në përgjimet e dosjes Aruba, trafikantët duan të blejnë Gjirin e Gramës

Publikuar me datë:

Informacione të reja janë zbuluar nga dosja e njohur si “Aruba”, e cila ka të bëjë me persona të involvuar në pastrim parash dhe trafik droge.

Sipas një dokumenti të publikuar nga weblajm.com, përgjimet kanë kapur madje kryebashkiakun socialist të Himarës, Vangjel Tavo, i cili në vitin 2024 komunikon me njërin nga këta individë duke thënë: “Unë jam Vangjel Tavo, numrin ma dha Muli.”

Rreth kësaj bisede, SPAK ka theksuar se nuk ka zbuluar elementë të veprës penale, por e veçon faktin se: “Evidentohet me interes fakti se shtetasi Vangjel Tavo, kryetari i Bashkisë Himarë, thotë se numrin ia ka dhënë Muli.”. Në përfundim, L.B. i sugjeron Vangjel Tavos që do të kërkojë ta takojë.
Po ashtu, dosja tregon se trafikantët janë duke diskutuar për një aferë që përfshin 6.000 m² në zonën e Dukatit, ndërsa ata kanë vënë vëmendjen edhe te Gjiri i Gramës. Gjatë një bisedë, ata përmendin rreth 3 milionë m² pronë në këtë gji dhe nisin të planifikojnë tjetërsimin e tyre.

“Dosja Aruba” është e lidhur me një hetim ndërkombëtar për një rrjet të dyshuar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave, duke përfshirë informacione që ngrenë dyshime për lidhje të mundshme me funksionarë të lartë shqiptarë.

Raportet tregojnë se materiali hetimor përmban informacione mbi investimin e fondeve të dyshuara kriminale në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri, ndërsa SPAK po e heton këtë dosje.

Gjatë përgjimeve të publikuara në media, doli se në këtë dosje janë të përfshirë edhe ambasadorë e seli diplomatike, megjithatë, deri tani, SPAK nuk ka bërë publike akuza ndaj ndonjë zyrtari politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestuesi Ramës: “Fuc*k u, o legen dil këtu në bulevard”

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u bashkuan përsëri me...

Kapen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka bërë të ditur se...

Elbasan/ Fluks makinash drejt juglindjes, ‘paralizohet’ qarkullimi në qytet

Fluksi i automjeteve ka sjellë sërish trafik të rënduar...