Rusia pro dënimit të Thaçit/ Zëdhënësja e Moskës: “Haga, shpresa jonë e fundit për drejtësi”

Publikuar me datë:

Me afatin e verdiktit përfundimtar për katër ish-drejtorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke u afruar, retorika nga Rusia është bërë më e ashpër dhe më intensive.

Zëdhënësja e Kremlinit, Maria Zakharova, në një deklaratë për mediat, shprehu besimin se Gjykata Speciale në Hagë do të sjellë drejtësinë e duhur, duke aluduar për dënimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

“Gjykimi që është në zhvillim në Hagë, për të qenë të sinqertë, është shpresa e fundit për drejtësi. Siç është theksuar shumë, konflikti në Kosovë, sipas disa, ishte një luftë për pavarësi.

Po zhvillohet një glorifikim i qëllimshëm dhe i paarsyeshëm, duke u përpjekur t’i jepet një imazh fisnik një situate që, në të vërtetë, ishte një terror i zgjatur nga bandat e fshehta të shqiptarëve të Kosovës.

Vërtetësia e kësaj po zbardhet tani në Gjykatën Speciale në Hagë.”

Moskva e ka përsëritur edhe njëherë rolin e saj si “vëllai i madh” i Serbisë, e cila gjithashtu pret vjeshtën për të arritur një tjetër argument në lidhje me qëndrimin e saj ndaj Kosovës si një shtet të lirë e të pavarur.

Ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim prej gjashtë vitesh me akuzat për krime lufte.
Procesi është shoqëruar me dritëhije gjatë këtyre viteve, përfshirë prokurorë që janë sjellë si gardianë, përgjime të bisedave me familjarët, si dhe mijëra faqe provash që janë sjellë nga Beogradi.

Në Kosovë, kjo datë pritet si e dyta më e rëndësishme për vendin, pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa veteranët e luftës çlirimtare kanë paralajmëruar protesta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spanjë/ Zjarr masiv pranë resortit turistik në Costa Brava

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë resortit turistik...

Protestuesi Ramës: “Fuc*k u, o legen dil këtu në bulevard”

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u bashkuan përsëri me...

Kapen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka bërë të ditur se...

Elbasan/ Fluks makinash drejt juglindjes, ‘paralizohet’ qarkullimi në qytet

Fluksi i automjeteve ka sjellë sërish trafik të rënduar...