Çështja Balluku, Bardhi: SPAK të zbatojë ligjin, mos të bëjë politikë

Publikuar me datë:

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot pas deklaratave të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, lidhur me çështjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë një deklarate nga kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se SPAK po vendos politikën përpara ligjit dhe se po aplikon “standarde të dyfishta” në trajtimin e çështjes.

Sipas tij, deklaratat e fundit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme tregojnë mospërputhje me qëndrimet e mëparshme të institucionit mbi masat e sigurimit dhe hetimet penale.

“SPAK-u ka vendosur politikën përpara ligjit për imunitetin e Belinda Ballukut. Ajo që deklaroi sot drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për çështjen Balluku konfirmon se standardi i dyfishtë për të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit është në veprim.

Përndryshe, nuk ka sesi drejtuesi i SPAK-ut të deklarojë sot, nga njëra anë, se “mungesa e një mase e vështirëson një hetim edhe e dëmton atë”, dhe, nga ana tjetër, të mos veprojë në mbrojtje të hetimit”, thekoi Bardhi.

Kjo, duke “mos sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres”.

“Më shumë se mungesa e masës së sigurimit, hetimin dhe drejtësinë e dëmtojnë standardet e dyfishta në sjelljen e Prokurorisë. Është e papranueshme që ligji të sjellë një reagim të Prokurorisë në dhjetor 2025 dhe një reagim tjetër të ndryshëm në qershor 2026”, tha Bardhi.

Bardhi gjithashtu ngriti disa pyetje për SPAK-un, duke kërkuar shpjegime mbi moskërkimin e masave të reja të sigurisë.

“Një prokuror i pavarur nuk bën politikë sipas interesave të momentit të Kryeministrit dhe nuk bëhet pjesë e makinacioneve dhe llogarive politike. Një prokuror i mirë zbaton ligjin. Ligji është i njëjti me atë të dhjetorit të kaluar, kur drejtuesi i SPAK deklaroi se “kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit”, tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandal në Bashkinë Vlorë/ 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera

Një duzinë punonjësish të Bashkisë së Vlorës janë gjetur...

19 të arrestuar nga protesta, avokati: “4 prej tyre ishin në kafe kur janë provokuar nga Ulsi Manja”

Lulzim Tanushi, avokati që përfaqëson katër individë të ndaluar...

Mbytet 29- vjeçarja në Zvërnec, ishte me pushime me familjen

Një vajzë e re, 29 vjeçe, është zbuluar e...

SHBA/ 100 të infektuar në kroçere, dyshohet për norovirus

Një shpërthim i dyshuar i norovirusit ka prekur mbi...