Policia ka bërë publike identitetin e katër personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Network”, gjatë të cilit u zbulua një call center ku dyshohet se ushtrohej veprimtari e mashtrimit kompjuterik.
Në pranga janë vënë:
-
Fabian Popaj;
-
Lisenko Muçaj;
-
Basri Nikshiqi;
-
Nikolin Biba.
Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohet se ishin organizatorët dhe drejtuesit e aktivitetit të paligjshëm, ndërsa gjatë ndërhyrjes në ambientet e call center-it u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 61 punonjës. Gjatë operacionit u sekuestruan 152 pajisje elektronike dhe materiale të tjera me interes për hetimin.

