SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë!

Publikuar me datë:

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, pritet të rikthehet në qeli rreth shtatë muaj pas lirimit, pas përllogaritjeve të fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi kohën e mbetur të dënimit.

Sipas burimeve, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 2 vite burg, të reduktuara në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kryer përllogaritjen e periudhës së paraburgimit. Nga kjo llogaritje rezulton se Goro duhet të vuajë ende 6 muaj e 10 ditë burg.

Prokurori Elvin Gokaj ka firmosur të hënën urdhrin e ekzekutimit të vendimit, por deri në këto momente, ai nuk është zbatuar nga policia.

Ndërkohë, reagimi i mbrojtjes ka qenë i menjëhershëm. Avokatët e ish-kryebashkiakut kanë depozituar një kërkesë për revokimin e urdhrit të ekzekutimit, duke argumentuar se dënimi është shlyer përmes kohës së kaluar në paraburgim.

Çështja mbetet në zhvillim, ndërsa pritet një vendimmarrje mbi kërkesën e mbrojtjes dhe ekzekutimin e mundshëm të urdhrit.

Jorgo Goro u akuzua për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje.

Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...