U përfol edhe tek Vllaznia, por mbrojtësi i njohur firmos me Egnatian

Publikuar me datë:

Edhe pse gjatë merkatos së verës u raportua se Vllaznia kishte shprehur interes për Edison Ndrecën, kjo pistë duket se nuk mori më shumë zhvillim. Largimi i Andrey Yago kishte lënë një boshllëk në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, por me kalimin e kohës, qëndrimi në Shkodër u bë më i vështirë dhe skuadra shpalli përforcimin e Xhezair Avdulit për këtë rol.

Megjithatë, Ndreca tërhiqte vëmendjen e disa skuadrave të tjera. Në fund, ai vendosi të rikthehet te Egnatia, klubi ku fitoi titullin kampion. Sot, ai u prezantua nga klubi rrogozhinas, që kështu forcon akoma më shumë ekipin e tij.

Egnatia tashmë po konfirmohet si skuadra më aktive në merkato brenda Abissnet Superiore. Trajneri Nevil Deve tani ka në dispozicion një gamë të gjerë zgjedhjesh për mbrojtjen, veçanërisht në krahun e majtë.

Me lojtarë si Andrej Yago, Xheferon, dhe Numan Ajeti, i cili ka firmosur së fundi, ekipi disponon shumë mundësi për formacionin. Sfida e parë e sezonit do të jetë përballë Petrokub, me objektivin e kalimit në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Nga Gazeta Shkodra Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kreta tronditet nga tërmeti 3.6 ballë. Epiqendra pranë Heraklionit

Një tërmet që arriti magnitudën 3.6 të shkallës Rihter...

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e...

Sulmohet grupi i xhirimit i Top News

Tensione janë regjistruar pasditen e kësaj të enjte në...