Berisha flet për dhunën në protestë: “Përplasje shtazore e urdhëruar nga Rama”

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një videomesazh ku shpreh reagimin e tij për incidentet që ndodhën sot para Parlamentit. Në këtë mesazh, ai akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën se urdhëruan ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve. Berisha thekson se protestuesit u përballën me gaz lotsjellës, lëndë irrituese, ujë dhe forcë fizike.

“Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre. Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve.

Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, të bashkohen, të solidarizohen, të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90.”, shprehet PD në një deklaratë zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...