IKMT ndërhyn sërish në Krujë, prishen gropat informale për shuarjen e gelqeres
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdoi me fazën e dytë të ndërhyrjes në zonën e Krujës. Me mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit u prishën pesë struktura të tjera informale të përdorura për shuarjen e gëlqeres, një aktivitet me ndikim të konsiderueshëm në mjedis.
Sipas verifikimeve të kryera, në këto gropa digjeshin goma të përdorura, plastikë dhe mbetje vajrash, duke çliruar tym dhe substanca të rrezikshme që ndotnin ajrin, tokën dhe ujërat përreth, si dhe përbënin rrezik për shëndetin e banorëve.
Ndërhyrja e IKMT-së synon mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, si dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territor.

