Arrestohen dy persona, shisnin drogë në plazhet e Durrësit

Publikuar me datë:

Në Durrës, dy individë janë arrestuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia njofton se janë vënë në pranga shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy nga Durrësi. Ata dyshohet se vepronin së bashku në tregtimin e kokainës dhe cannabis sativa në disa zona të qytetit, përfshirë plazhet.

Gjatë kontrolleve të kryera, si në trupin e të arrestuarve ashtu edhe në shtëpitë e tyre, forcat e rendit konfiskuan më shumë se 100 doza të lëndëve të dyshuara narkotike, një shumë parash që mendohet të jenë fituar nga veprimtari kriminale, si dhe dy armë të ftohta, një shkop bejsbolli, një thikë dhe tre telefona celularë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka marrë në shqyrtim materialet procedurale, ndërsa ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” në bashkëpunim, si dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Orikum/ Përplasen dy makina, pasoja në…

Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve u shënua...

Ja kush është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi

Publikohet fotografia e Gentian Çipit, shqiptarit që u arratis...